Policia: Nuk ka raportime për të lënduar nga zjarri në një ndërtesë pranë "Parkut të Qytetit" - Gazeta Express
string(90) "policia-nuk-ka-raportime-per-te-lenduar-nga-zjarri-ne-nje-ndertese-prane-parkut-te-qytetit"

Lajme

Gazeta Express

16/07/2025 21:53

Policia: Nuk ka raportime për të lënduar nga zjarri në një ndërtesë pranë “Parkut të Qytetit”

Lajme

Gazeta Express

16/07/2025 21:53

Policia e Kosovës e ka konfirmuar që një ndërtesë në Prishtinë pranë Parkut të Qytetit është përfshirë nga zjarri.

Flora Ahmeti, zëdhënëse për rajonin e Prishtinës i tha Gazetës Express se nuk raportohet për persona të lënduar.

Zjarrfikësit janë duke u marrë me këtë rast.

“Sot rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në afërsi të Parkut të qytetit në Prishtinë.  Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin.  Bazuar në të dhënat nga terreni nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti. /Gazeta Express