Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, është i ftuar në “Pressing” të T7, të mërkurën.
Ai akoma nuk është rikandiduar për kryetar të Drenasit.
Por, ai ka thënë se nëse nuk ka interesa jashtë Drenasit për ta sunduar atë, atëherë kryetari i PDK-së Memli Krasniqi do ta kandidojë atë.
E nëse ka interesa të tilla thotë ai, atëherë Krasniqi e dërgon në kryesi.
“Nëse nuk ka interesa jashtë Drenasit me marrë zemrën e Kosovës, Drenasin dhe me sundu Drenasin, Memli Krasniqi më kandidon. Nëse ka interesa dhe nuk i tregon lidershipin e vet ai nuk më kandidon dhe mund të më dërgojë në kryesi”, ka thënë Lladrovci. /Gazeta Express