Republika e Kosovës, përveç procesit të dialogut me Serbinë, gjendet edhe në shumë procese të hapura me BE-në ku kërkohet progres sa i përket rrugës së integrimit. Gjatë administratës së kaluar në BE, ku ishin Josep Borell, Oliver Varhelyi e Miroslav Lajcak, në pozita kyçe, lidershipi kosovar, ka pasur shumë ankesa, sidomos për qëndrimin e BE-së sa i përket procesit të dialogut. Kurti pati shkuar aq larg sa që pati thënë se Lajcak po ia mban anën Beogradit.
Gazeta Express
Megjithatë, tashmë kur në Bruksel është vendosur plotësisht në estabilishment i ri, me Marta Kos si Komisionere për Zgjerim, me Kaja Kallas si Përfaqësuese e Lartë dhe me Soren Petersen si emsiar për Dialogun, Kosova është futur në një bllokadë e krizë të thellë politike pa mundësi për të shfrytëzuar lidershipin e ri evropian për të shtyrë përpara proceset ku gjendet.
Edhe Ambasada gjermane në Prishtinë thotë se Kosova e ka pritur gjatë “këtë ekip të ëndrrave” në Bruksel, që përbëhet nga tre zyrtarë që vijnë nga shtete që e kanë njohur Kosovën si shtet.
Por, tashmë që Kos nga Sllovenia, estonezja Kallas e danezi Sorensen janë në pozita kyçe, Kosova është e paralizuar pa Kuvend dhe pa Qeveri.
“Kosova ka pritur gjatë për një Komisioner të ri për Zgjerim, një Përfaqësues të Lartë dhe një Përfaqësues të Posaçëm për Dialogun – të gjithë nga vende që e njohin Kosovën. Tani që ky ‘ekip ëndrrash’ nga ana e BE-së është në detyrë, Kosova vazhdon të jetë e paralizuar politikisht.”, kanë thënë sot në një përgjigje për RTV 21 nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë.
Kosova gjendet në blloakdë politike për më shumë se pesë muaj, pasi rezultati i zgjedhjeve të 9 shkurtit nuk ia mundësoi asnjë partie të qeveris e vetme. Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit që ka fituar 42 % të votave, ngul këmbë në emrin e Albulena Haxhiut për kryekuvendare dhe s’bën asnjë lëvizje për të ndryshuar kandidaturën e saj, ndonëse partitë opozitare kanë shprehur gatishmëri për të votuar emra të tjerë brenda LVV-së./GazetaExpress/