IKD: Hekuran Murati rrezikoi sigurinë e gjyqtarëve të Supremes, reagimi i Qeverisë cënim i rendit kushtetues e demokratik - Gazeta Express
string(119) "ikd-hekuran-murati-rrezikoi-sigurine-e-gjyqtareve-te-supremes-reagimi-i-qeverise-cenim-i-rendit-kushtetues-e-demokratik"

Lajme

Gazeta Express

16/07/2025 13:30

IKD: Hekuran Murati rrezikoi sigurinë e gjyqtarëve të Supremes, reagimi i Qeverisë cënim i rendit kushtetues e demokratik

Lajme

Gazeta Express

16/07/2025 13:30

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) përmes një reagimi për media, e konsideron krejtësisht të papranueshëm reagimin e Qeverisë në detyrë kundër aktgjykimit të djeshëm të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës me të cilin është vendosur se Udhëzimi Administrativ (MFPT) nr.01/2025 për Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike Fiskale, Sistemeve Fiskale dhe Softuerëve Elektronikë Fiskalë, është i paligjshëm dhe ka vendosur për shfuqizimin e tij.

IKD potencon se reagimi i qeverisë përbën ndërhyrje flagrante në pavarësinë e gjyqësorit dhe shkelje të parimit të ndarjes së pushteteve, si themel i rendit kushtetues e demokratik.

“Kundërshtimi publik i një aktgjykimi të instancës më të lartë të gjykatave të rregullta nga pushteti ekzekutiv, jo vetëm që përbën ndërhyrje në pavarësinë e gjyqësorit, por është shkelje flagrante e parimit të ndarjes së pushteteve, që është themeli i rendit kushtetues në një shtet demokratik, duke cenuar po ashtu integritetin e gjyqësorit dhe duke nxitur mosbesim institucional”, thuhet në reagimin e IKD, raporton Express.

Për më tepër, IKD në reagim e konsideron tejet të rrezikshme qasjen e ministrit Hekuran Murati, duke etiketuar gjyqtarët e Gjykatës Supreme me emër dhe mbiemër.

“Kjo qasje përveç që cenon integritetin e sistemit gjyqësor, përbën rrezik edhe për sigurinë individuale të gjyqtarëve të përmendur”, thekson IKD.

“Reagimet e Qeverisë në detyrë dhe anëtarëve të tjerë të saj, përbëjnë një presion të panevojshëm ndaj gjyqësorit, që cenon pavarësinë institucionale dhe përpjekjet për ndërtimin e një drejtësie të paanshme. IKD rikujton se besimi në sistemin gjyqësor ndërtohet me respektimin e vendimeve të tij, jo me delegjitimimin publik nga zyrtarët politikë.Aktgjykimi i djeshëm i Gjykatës Supreme krijon një precedent të rëndësishëm për të ndalur ndërhyrjet politike në vendimmarrjen administrative dhe për të vendosur një standard të ri në respektimin e parimit të ndarjes së pushteteve në praktikë”, shton komunikata.

IKD theskons se vlerëson se Gjykata Supreme me të drejtë ka vendosur se nxjerrja e Udhëzimit Administrativ nga një person që ushtron njëkohësisht detyrën e deputetit dhe të ministrit është e kundërligjshme dhe shkel dispozitat kushtetuese. Kësisoj, udhëzimi administrativ është shpallur i paligjshëm dhe është shfuqizuar, pasi është ndërmarrë nga një zyrtar pa mandat të vlefshëm dhe në papajtueshmëri të qartë funksionale

IKD fton të gjithë përfaqësuesit institucionalë që të respektojnë integritetin e vendimeve gjyqësore dhe të përmbahen nga çdo veprim apo deklaratë që synon të ulë autoritetin e gjykatave. Vetëm përmes një gjyqësori të pavarur dhe funksional mund të garantohet siguria juridike dhe sundimi i ligjitt.