Policia konfirmon vdekjen e personit që ra nga lartësia te "Grandi": Është 25 vjeç, po hetohet rasti - Gazeta Express
string(96) "policia-konfirmon-vdekjen-e-personit-qe-ra-nga-lartesia-te-grandi-eshte-25-vjec-po-hetohet-rasti"

Lajme

Gazeta Express

16/07/2025 13:09

Policia konfirmon vdekjen e personit që ra nga lartësia te “Grandi”: Është 25 vjeç, po hetohet rasti

Lajme

Gazeta Express

16/07/2025 13:09

Policia ka konfirmuar vdekjen e një personi që ka rënë nga lartësia te hoteli “Grand” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë rajonale të Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë për Express se viktima është 25 vjeç.

“Rreth orës 11:30 është raportuar se në rrugën ”Garibaldi”  në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilë kanë konstatuar se , viktima mashukull rreth 25 vjeç, është pa shenja jete.”

Borovci tha se policia po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.