Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka bastisur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës objektin në të cilin ndodhen disa agjenci shtetërore.
Lidhur me këtë zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, bëri të ditur se bëhet fjalë për Agjencinë e Arkivave dhe Agjencinë Kadastrale të Kosovës.
Ajo ka thënë për Express se aksioni është zhvilluar nën dyshimet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
“Ju njoftojmë Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, sipas urdhëresës nga gjykata ka marrë aksion për bastisje dhe kontroll në institucionin e Arkivës shtetërore dhe institucionin kadastral të Republikës së Kosovës për veprën penale “ Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i shtetit për çdo zhvillim të mëtejshëm do të ju mbaj të informuar”, ka thënë ajo.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...