Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, ka njoftuar se bilanci i viktimave nga dhuna në jug të Sirisë është rritur në 248 persona, përfshirë 21 druzë “të ekzekutuar”.
Sipas vëzhguesit, The Times of Israel, raporton se në viktima përfshihen 92 anëtarë të pakicës druze, prej të cilëve 28 civilë dhe 21 janë “vrarë në ekzekutime të përmbledhura nga forcat qeveritare”.
“Të paktën 138 pjesëtarë të sigurisë siriane janë vrarë, së bashku me 18 luftëtarë aleatë beduinë,” thuhet tutje.
Kujtojmë se Izraeli ka sulmuar forcat siriane ditën e kaluar duke paralajmëruar se do të sulmojë sërish nëse nuk tërhiqen nga Sweida – qytet i populluar kryesisht me druzë.