Arb Manaj – heroi në kualifikimin e mëtejmë të Dritës në Ligën e Kampionëve me tri gola – është rritur pa baba.
Ishte data 4 prill e vitit 1999 kur babai tij, në moshën 25-vjeçare, ishte vrarë nga forcat serbe në luftën e Kosovës.
Atëkohë, Arb Manaj ishte vetëm tetëmuajsh dhe nuk ka asnjë kujtim me të atin, shkruan “Gazeta Express”.
Por ndjen se futbollin e ka trashëguar nga babai pasi edhe i ndjeri kishte luajtur futboll.
Andaj, pas çdo goli e çdo suksesi, dedikimi i tij ka adresë – babain e tij të ndjerë.
Nëna që e kishte rritur, fillimisht më shumë kishte preferuar që djali i saj t’i përkushtohej mësimit. Por sot ajo është shumë, shumë krenare me suksesin e djalit të saj.
E për këtë, merita ka gjyshi i Arb Manajt, babai i babait, i cili e kishte çuar në shkollë té futbollit nipin që ia kishte lënë djali martir i lirisë, kur Arb Manaj ishte 6-vjeç.
Një jetë plot ngjyra e plot krenari e Arb Manajt./GazetaExpress/