PDK njofton se nesër mban konferencë për media, s'tregon arsyen - Gazeta Express
string(61) "pdk-njofton-se-neser-mban-konference-per-media-stregon-arsyen"

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 23:10

PDK njofton se nesër mban konferencë për media, s’tregon arsyen

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 23:10

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), do të mbajë të mërkurën konferencë për media.

Kjo konferencë do të mbahet nga ora 14:00 në selinë e këtij subjekti politik.

Nuk është theksuar arsyeja e konferencës, por sot Gjykata Supreme konstatoi se ministri Hekuran Murati ka shkelur ligjin duke nënshkruar udhëzim administrativ pasi mban edhe pozitë ekzekutive edhe atë të deputetit në Kuvendin e Kosovës.

Gjykata shfuqizoi Udhëzimin Administrativ për arkat fiskale të nënshkruar nga Hekuran Murati pas mandatit si ministër.