Manchester United nis zyrtarisht operacionin për transferimin e Emiliano Martínez - Gazeta Express
string(81) "manchester-united-nis-zyrtarisht-operacionin-per-transferimin-e-emiliano-martinez"

Sport

Gazeta Express

15/07/2025 23:15

Manchester United nis zyrtarisht operacionin për transferimin e Emiliano Martínez

Sport

Gazeta Express

15/07/2025 23:15

Manchester United ka aktivizuar zyrtarisht operacionin për të siguruar shërbimet e Emiliano ‘Dibu’ Martínez, portierit argjentinas që shkëlqen me Aston Villën. Sipas gazetarit Gastón Edul, drejtuesit e klubit nga “Old Trafford” kanë nisur tashmë diskutimet për transferimin e kampionit të botës – një kërkesë specifike nga trajneri i ri, Rubén Amorim, i cili synon një ndryshim drastik në portë pas një sezoni të pasigurt nga André Onana.

Amorim e ka bërë të qartë dëshirën e tij: ai e do Dibu Martínez si titullar për sezonin 2025/26 në Premier League. Sipas tij, portieri argjentinas ka përvojën, karakterin dhe autoritetin e duhur për të udhëhequr nga prapavija një projekt ambicioz që synon rikthimin e madh të United në Angli dhe Evropë.

Nga ana tjetër, Aston Villa është e gatshme të lejojë largimin e tij këtë verë, por vetëm nëse merr një ofertë që reflekton statusin e tij si një nga portierët më të mirë në botë.

Dibu Martínez ka ndërtuar një reputacion të fortë në vitet e fundit, jo vetëm për sukseset me përfaqësuesen e Argjentinës, duke fituar Kupën e Botës “Katar 2022” dhe dy Copa América, por edhe për ndikimin që ka pasur te Aston Villa, duke ndihmuar skuadrën të arrijë deri në çerekfinale të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar. Performanca e tij në fushë dhe roli udhëheqës në dhomat e zhveshjes e bëjnë atë një nga objektivat kryesorë të United.

Ky hap vjen si përgjigje ndaj paraqitjeve të dobëta të Onanës, gabimet e të cilit kanë shtyrë drejtuesit të kërkojnë zëvendësim të menjëhershëm. Nëse negociatat ecin përpara, transferimi i Martínez pritet të jetë një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos së verës në Premier League.