Sëmundjet që shkaktojnë vdekje të parakohshme në Evropë sipas OBSH-së - Gazeta Express
string(69) "semundjet-qe-shkaktojne-vdekje-te-parakohshme-ne-evrope-sipas-obsh-se"

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 22:48

Sëmundjet që shkaktojnë vdekje të parakohshme në Evropë sipas OBSH-së

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 22:48

Sëmundjet jotransmetuese janë shkaku kryesor i vdekjeve të parakohshme në botë, sipas një raporti të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Në rajonin europian, ku bën pjesë edhe Shqipëria, rreth 20% e burrave dhe 10% e grave vdesin para moshës 70 vjeç, për shkak të sëmundjeve si ato kardiovaskulare, kanceri, diabeti dhe sëmundjet kronike të frymëmarrjes.

Ekspertët thonë se çdo vit regjistrohen afërsisht 1.8 milionë vdekje nga këto sëmundje, shumica e të cilave janë të parandalueshme, transmeton albinfo.ch.

Rreth 60% e rasteve lidhen me faktorë rreziku si pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit, presioni i lartë i gjakut, ushqimi i pashëndetshëm dhe mungesa e aktivitetit fizik.

Ndërkaq, 40% e vdekjeve shkaktohen nga sëmundje që mund të trajtohen nëse zbulohen herët dhe nëse ka akses në shërbime shëndetësore cilësore.

Raporti gjithashtu nënvizon ndikimin negativ të pandemisë COVID-19 në arritjen e qëllimit global për uljen e vdekjeve me 25% deri në vitin 2030.

Vetëm 10 vende europiane, përfshirë Danimarkën, Izraelin dhe Suedinë, e kanë arritur këtë objektiv, ndërsa 26 vende të tjera, përfshirë Shqipërinë, duhet të bëjnë përpjekje më të mëdha /Albinfo.ch