Shkëndija kalon tutje në Ligën e Kampionëve, fiton ndaj TNS pas vazhdimeve - Gazeta Express
string(73) "shkendija-kalon-tutje-ne-ligen-e-kampioneve-fiton-ndaj-tns-pas-vazhdimeve"

Sport

Gazeta Express

15/07/2025 22:48

Shkëndija kalon tutje në Ligën e Kampionëve, fiton ndaj TNS pas vazhdimeve

Sport

Gazeta Express

15/07/2025 22:48

Kampionia e Maqedonisë së Veriut, Shkëndija e Tetovës, ka siguruar kualifikimin në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve pas një fitoreje dramatike ndaj TNS-së, me rezultat 2:1 pas vazhdimeve.

Ndeshja u zhvillua të martën mbrëma në Shkup, ndërsa goli vendimtar u realizua në minutën e 116-të nga Aleksander Trumçi, duke vulosur kalimin e Shkëndijës në fazën tjetër. Më parë, Fabrice Tamba kishte kaluar vendasit në epërsi në minutën e 18-të, ndërsa për skuadrën mysafire realizoi Jordan Ëilliams.

Takimi i parë në Uells kishte përfunduar pa gola (0:0), duke e bërë këtë përballje të dytë vendimtare.

Në raundin e ardhshëm, Shkëndija do të përballet me kampionin e Rumanisë, FCSB./GazetaExpress/