Paulina Nushi: “Mirë që gjyshërit m’kanë vdek me kokë n’jastëk se po t’kishin vdek në motele, as në varrim s’kisha shku” - Gazeta Express
string(112) "paulina-nushi-mire-qe-gjysherit-mkane-vdek-me-koke-njastek-se-po-tkishin-vdek-ne-motele-as-ne-varrim-skisha-shku"

Rozë

Gazeta Express

15/07/2025 22:04

Paulina Nushi: “Mirë që gjyshërit m’kanë vdek me kokë n’jastëk se po t’kishin vdek në motele, as në varrim s’kisha shku”

Rozë

Gazeta Express

15/07/2025 22:04

Gazetarja Paulina Nushi ka reaguar ashpër ndaj fenomenit gjithnjë e më shqetësues të vdekjeve të të moshuarve në motelet e Kosovës, duke e quajtur këtë një turp të rëndë shoqëror dhe moral.

Në një diskutim në “Kosova Live”, ajo u shpreh me shqetësim të thellë për atë që po ndodh pas dyerve të mbyllura të motelit: jo vetëm vdekje të të moshuarve në rrethana të dyshimta, por edhe raste të dhunës dhe keqpërdorimit të vajzave të reja.

“Mirë që gjyshërit e mi kanë vdekë me kokë në jastëk… se po t’kishin vdekë në ndonjë motel, as në varrim s’kisha shku. Më vjen keq kur i dëgjoj këto lajme,” tha ajo

Sipas Nushit, ky fenomen shkon përtej imoralitetit është një dhunim i shumëfishtë, sidomos për vajzat e reja që për shkak të parace detyrohen të hyjnë në situata të tilla.

 “Nëse një grua shkon në motel për t’i siguruar disa para, ajo është duke vuajtur shumë. Por ata që shkojnë me to për t’i përmbushur dëshirat e tyre seksuale ata po bëjnë një mëkat të madh,” theksoi gazetarja.