Copenhagen shkruan për Dritën, pasi kjo e fundit siguroi kualifikimin në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve - Gazeta Express
string(109) "copenhagen-shkruan-per-driten-pasi-kjo-e-fundit-siguroi-kualifikimin-ne-rrethin-e-dyte-te-liges-se-kampioneve"

Sport

Gazeta Express

15/07/2025 22:43

Copenhagen shkruan për Dritën, pasi kjo e fundit siguroi kualifikimin në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve

Sport

Gazeta Express

15/07/2025 22:43

Kampioni i Danimarkës, Copenhagen ka shkruar disa rreshta për kampionen e Kosovës, Dritën, në uebsajtin e tij zyrtar.

Kjo vjen pasi Drita arriti të sigurojë kualifikimin tutje në Ligën e Kampionëve, në rrethin e dytë kualifikues, ku do të përballet pikërisht me Copenhagen.

Ndeshja e parë do të luhet më 22 korrik në Danimarkë, teksa e dyta më 20 korrik në “Fadil Vokrri”.

Drita arriti në këtë fazë pasi e eliminoi kampionen e Luksemburgut, Differdange, 4-2 pas dy ndeshjeve.

“FC Copenhagen do të përballet me FC Dritën nga Kosova në turin e dytë kualifikues për UEFA Champions League.

FC Drita fitoi 1-0 në shtëpi në ndeshjen e parë kundër FC Differdange, dhe sonte fitoi 3-2 në ndeshjen e kthimit në Luksemburg.

Kjo është hera e parë që përballemi me një skuadër nga Kosova, dhe po i hedhim një vështrim më të afërt kampionëve kombëtarë të FC Dritës ndërsa i afrohemi ndeshjes së parë.

Do ta fillojmë në shtëpi, në Parken, të martën më 22 korrik, në orën 19:00, dhe do të luajmë ndeshjen e kthimit në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë të martën më 29 korrik, por ora e fillimit ende nuk është përcaktuar”, shkruan klubi danez./GazetaExpress/