"Kur ta kryesoni ju seancën udhëhiqeni si të doni", cila është këshilla që Sala Jashari ia ka dhënë Avni Deharit dhe si iu përgjigj ai deputetes? - Gazeta Express
string(141) "kur-ta-kryesoni-ju-seancen-udhehiqeni-si-te-doni-cila-eshte-keshilla-qe-sala-jashari-ia-ka-dhene-avni-deharit-dhe-si-iu-pergjigj-ai-deputetes"

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 20:12

“Kur ta kryesoni ju seancën udhëhiqeni si të doni”, cila është këshilla që Sala Jashari ia ka dhënë Avni Deharit dhe si iu përgjigj ai deputetes?

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 20:12

Deputetja e PDK-së, Sala Jashari ka qenë e ftuar të martën në “Frontal” të T7.

Ajo ka thënë se i ka kërkuar kryesuesit të seancës Avni Deharit që të kthehet në rend të ditës dhe Kushtetutë.

Por ajo tha se Dehari duke u bazuar në moshën e saj i ka thënë se “kur ta kryeson ti seancën bëjë si të duash”.

“Herën e fundit i kam bërë thirrje që të kthehet drejt rendit të ditës dhe Kushtetutës së Kosovës”.

“Pavarësisht respektit që e kam për shkak të moshës, por nuk e kam parë të njëjtën nga Avni Dehari, është bazuar në moshë. Kur i kam thënë se po dilni jashtë Kushtetutës, ai ka thënë; ti mundesh me kryesu në momentin që e kryeson seancën, nuk ka pranu me pas një këshillë si une”, ka thënë ajo. /Gazeta Express