Cakolli pas vendimit të Supremes: Kurti e ministrat madje s'duhet as të takohen më në Qeveri - Gazeta Express
string(90) "cakolli-pas-vendimit-te-supremes-kurti-e-ministrat-madje-sduhet-as-te-takohen-me-ne-qeveri"

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 17:38

Cakolli pas vendimit të Supremes: Kurti e ministrat madje s’duhet as të takohen më në Qeveri

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 17:38

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës qysh pas zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe para certifikimit të zgjedhjeve, kishte insistuar se po shkelej Ligji për Qeverinë me faktin se ministrat e Qeverisë Kurti kishin vendosur të mbajnë edhe pozitën e deputetit.

Megjithatë një praktikë e tillë e mbajtjes së dy posteve në të njëjtën kohë ka vazhduar dhe ministrat e Qeveria kanë nxjerrë edhe vendime.

Gjykata Supreme e Kosovës në një vendim të nxjerrë sot, e ka hedhur poshtë një udhëzim administrativ i nënshkruar nga Hekuran Murati, meqë konstaton se Murati që nga certifikimi i zgjedhjeve figuron si deputet dhe s’ka legjitimitet për të nxjerrë vendime.

Lidhur me këtë vendim të Supremes, në një përgjigje për Express ka folur Eugen Cakolli i KDI-së. Ai madje thotë se Kurti e ministrat as s’bën që të takohen në mbledhje të Qeverisë.

“Sipas vleresimit tim, këta as nuk duhet të takohen më në Qeveri”, ka thënë Cakolli./Express/