Zjarri në Lipjan, deklarohet policia: Zjarrfikësit janë në vendngjarje, po merremi me rastin - Gazeta Express
string(89) "zjarri-ne-lipjan-deklarohet-policia-zjarrfikesit-jane-ne-vendngjarje-po-merremi-me-rastin"

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 17:32

Zjarri në Lipjan, deklarohet policia: Zjarrfikësit janë në vendngjarje, po merremi me rastin

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 17:32

Më herë u raportuar për një incident zjarri që ka ndodhur në një depo në Lipjan. Rreth kësaj është deklaruar edhe Policia e Kosovës, duke bërë të ditur se ata së bashku me zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për Gazetën Express ka bërë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 16:30.

Në përgjigjen e policisë theksohet edhe se në të dhënat fillestare raportohet vetëm për dëme materiale.

‘‘Sot rreth orës 16:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në rrugën Ibrahim Rugova në Lipjan.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin.

Bazuar në të dhënat fillestare raportohet vetëm për dëme materiale’’, thuhet në përgjigjen e policisë. /GazetaExpress