Sulmi i Muratit ndaj Supremes, Çitaku: Të papërmirësueshëm, në vend që të reflektojë e sulmon gjyqësorin - Gazeta Express
string(101) "sulmi-i-muratit-ndaj-supremes-citaku-te-papermiresueshem-ne-vend-qe-te-reflektoje-e-sulmon-gjyqesorin"

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 17:15

Sulmi i Muratit ndaj Supremes, Çitaku: Të papërmirësueshëm, në vend që të reflektojë e sulmon gjyqësorin

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 17:15

Sot u bë e ditur se Gjykata Supreme e ka shfuqizuar udhëzimin administrativ të nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, me të cilin u pezulluan për 60 ditë shitjet dhe abonimet e arkave fiskale. Ndaj këtij vendimi, ka reaguar Murati, i cili ka sulmuar gjykatën duke e cilësuar vendimin si absurd, dhe, duke ua përmendur emrat gjyqtarëve të Supremes që kanë marrë këtë vendim.

Ndaj kësaj ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, duke thënë mes tjerash për përfaqësuesit e VV-së si ‘’të papërmirësueshëm’’.

‘‘Këta janë të papërmirësueshëm. Sinqerisht.

Si është e mundur që një njeri i cili e mban postin e ministrit në mënyrë të paligjshme të dalë publikisht për të kontestuar, paragjykuar dhe sulmuar Gjykatën Supreme?

Si është e mundur që në vend se ta pranojë vendimin dhe të reflektojë për gabimet e bëra, Hekurani të sulmojë gjyqësorin, madje edhe gjyqtarët me emër e mbiemër?

Në fakt, kur kujtojmë se kemi të bëjmë me shkelës serik të Kushtetutës, habia është e tepërt’’, ka shkruar ajo. /GazetaExpress