Bogujevci: S’po kuptoj më as çka po dojnë deputetët, pse nuk po votojnë, s’kanë as propozim konkret - Gazeta Express
string(94) "bogujevci-spo-kuptoj-me-as-cka-po-dojne-deputetet-pse-nuk-po-votojne-skane-as-propozim-konkret"

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 10:51

Bogujevci: S’po kuptoj më as çka po dojnë deputetët, pse nuk po votojnë, s’kanë as propozim konkret

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 10:51

Deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci ka thënë se pret që deputetët të votojnë, ashtu siç është përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese

Ajo theksoi se s’mund të ecet përpara përderisa deputetët nuk votojnë.

“Presim që deputetët të votojnë, e ushtrojnë të drejtën e tyre Kushtetuese që është vota. Krijon precedent shumë të keq ku në seancën konstituive ku përcaktohet rregull e saktë nga Gjykata Kushtetuese që duhet të votohet, dhe deputetët nuk marrin pjesë në votim” S’mundemi me ecë përpara kur deputetët nuk votojnë”, tha ajo para vazhdimit të seancës.

Rreth asaj se nëse kanë kontakt me ndonjë deputet nga opozita, Bogujevci tha se VV-ja ka dhënë opsione të vazhdueshme për të dalë nga kjo bllokadë.

Deputetja e VV-së tha se më as nuk po e kupton se çfarë po dojnë deputetët e partive tjera dhe pse s’po votojnë.

“Ne si VV kemi dhënë opsione të vazhdueshme si të dilet nga situata. Ka qenë ftesa e Kryeministrit qysh në prill me krerët e dy partive më të mëdhaja që të shkojnë pako në votim për emrat, mandej është ofruar edhe marrëveshje politike, jemi munduar por nuk ka interesim. Nuk po kuptoj më as çka dojnë, pse nuk votojnë, nuk ka sens se si është duke vepruar opozita. Duhet të kërkohet përgjegjësi edhe nga qytetarët që i kanë votuar. S’janë duke respektuar qytetarin. Nuk kanë asnjë propozim konkret, përveç që janë duke e dëmtuar Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha ajo.