Bashkatdhetarët po vijnë në vendlindje, kjo është gjendja në pikat kufitare - Gazeta Express
string(74) "bashkatdhetaret-po-vijne-ne-vendlindje-kjo-eshte-gjendja-ne-pikat-kufitare"

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 10:30

Bashkatdhetarët po vijnë në vendlindje, kjo është gjendja në pikat kufitare

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 10:30

Gjatë këtij muaj, bashkatdhetarët kanë nisur të vijnë për pushime në Kosovë. Megjithatë, deri me tani nuk janë krijuar kolona të shumta në pikë-kalimet kufitare të vendit.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar të përditësuara sot në orën 09:00, pritjet në të gjitha vendkalimet me Kosovën nuk janë më shumë se deri në 5 minuta.

Në pikën kufitare në Merdarë, pritjet për të hyrë brenda Kosovës janë 3-5 minuta, po ashtu edhe për të dalë jashtë vendit nga kjo pikë, pritjet janë 3-5 minuta.

Gjendje e njëjtë është edhe tek pika tjetër kufitare, Dheu i Bardhë.