Sekuestrohen dy armë zjarri dhe një thikë në Fushë Kosovë - Gazeta Express
string(57) "sekuestrohen-dy-arme-zjarri-dhe-nje-thike-ne-fushe-kosove"

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 10:29

Sekuestrohen dy armë zjarri dhe një thikë në Fushë Kosovë

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 10:29

Policia ka njoftuar sot rreth orës 01:00 janë arrestuar dy persona të cilëve iu janë sekuestruar dy armë zjarri dhe një thikë, ndërsa një person është shoqëruar për në gjykatë pasi kishte urdhëresë nga gjykata.

Bëhet fjalë për:

– J.G, mashkull 29 vjeç  dhe

– F.G, mashkull 27 vjeç , me vendim të  prokurorit të  shtetit është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë  dhe është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve, ndërsa personi:

– M.K, mashkull, 46 vjeç është shoqëruar për në Gjykatën themelore pasi që i njëjti kishte urdhëresë aktive për veprën e njëjtë, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.

Komunikata e plotë:

Sekuestrohen dy armë zjarri dhe një thikë  në Fushë Kosovë

Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave të përfshirë në raste kriminale.

Sot rreth orës 01:00, nga njësite policore të stacionit të Fushë Kosovës  janë arrestuar dy persona të dyshuar, të cilëve u janë  gjetur dhe  sekuestruar  dy armë zjarri dhe  një thikë, si dhe është shoqëruar për në gjykatë një person i cili kishte urdhëresë nga gjykata.

Personat e dyshuar janë ndaluar për verifikim, derisa policia po kryente kontrolle rutinë në rrugën “Aziz Abrashi” në Fushë Kosovë.

Ndaj personave të dyshuar: