Kushtetuesja ende në procedim të kërkesave të PDK dhe LDK - Gazeta Express
string(57) "kushtetuesja-ende-ne-procedim-te-kerkesave-te-pdk-dhe-ldk"

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 10:04

Kushtetuesja ende në procedim të kërkesave të PDK dhe LDK

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 10:04

Edhe më pak se dy javë kanë mbetur nga përfundimi i një afati 30 ditor që Gjykata Kushtetuese e dha për konstituimin e Kuvendit por seancat e tij kanë vazhduar sikur s’ka ndodhur gjë. Në radhë është ajo e 47-të dhe qëndrimet e partive, posaçërisht të LVV-së, s’kanë ndryshuar. Dy kërkesa të reja të partive politike në Kushtetuese për seancat pas aktgjykimit janë ende në procedim në Gjykatën Kushtetuese.

“Kërkesat e reja përkitazi me seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës aktualisht janë duke u proceduar”.

Por pavarësisht nga një vendim që mund ta marr Gjykata për dy lëndët, drejtori i Institutit Kosovar për Drejtësi, Ehat Miftaraj, thotë se ajo nuk mund t’i japë zgjidhje problemeve politike.

“ Askush nuk mund t’i zgjidhë problemet politike, Kushtetuesja dha një afat prej 30 ditësh por që nuk foli për pasojat. Kësisoj aktgjykimi po keqpërdoret nga LVV-ja dhe kryesuesi Dehari”, ka thënë Miftaraj për rtv21

Gjykata Kushtetuese nuk e ka bërë të qartë se sa kohë i duhet asaj që të nxjerr një vendim. Hulumtuesi i Institutit demokratik në Kosovë, Vullnet Bugaçku, pret që pas dy ankesave të reja në kushtetuese, të zgjidhet ngërçi i krijuar dhe sipas tij pas kësaj nuk do të ketë më nevojë për sqarime shtesë në Kushtetuese.

“Përmbajtja ose esenca kryesore e PDK-së dhe LDK-së është në atë mënyrë që u kërkon gjykatës edhe sqarime për afatin 30 ditor por edhe për formimin e komisionit se a është shkelje kushteutese a po jo…”, ka deklaruar Bugaçku për rtv21

Por për drejtorin e Institutit Kosovar për Drejtësi, Ehat Miftaraj, edhe presidentja Osmani do të obligohet t’i drejtohet kushtetueses për sqarime shtesë, se çka do të ndodhë nëse Kuvendi nuk do të konstituohet pasi të kalojë afati 30 ditësh.

“PDK dhe LDK i referohen kryesisht se a është kushtetues krijimi i komisionit të fshetë, ndërsa për t’i dhënë kahje presidentja e vendit siç edhe ka deklaruar publikisht do duhej t’i drejtohej Gjykatës me një kërkesë të re se çka ndodhë pas 30 ditësh. Ndryshe nëse Gjykata Kushtetuese prap vendos se votimi i fshetë është kundërkushtetues LVV-ja prap do të vazhdojë me të njëjtin kandidat edhe në votim të hapur dhe nuk do t’i japë zgjidhje problemit”, ka theksuar ai.

Zyra e presidentes ditë më parë bëri të ditur se Presidentja Osmani por e shqyrton mundësinë ligjore që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për qartësuar pasojat juridike në rast se Kuvendi nuk konstituohet brenda një afati 30 ditësh. Ndërkohë, edhe LVV-ja ka paralajmëruar se do të dërgojë në Kushtetuese kërkesë për sqarime shtesë.