Një person ka pësuar lëndime trupore pasi dyshohet të jetë therur me thikë nga një burrë dhe një grua në Klinë.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit janë intervistuar lidhur me rastin.
Njoftimi:
VRASJE NË TENTATIVË
Klinë / 14.07.2025 – 21:00. Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi është therur me thikë nga një mashkull dhe një femër. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor ndërsa një mashkull dhe një femër janë intervistuar si të dyshuar lidhur me rastin. Rasti po hetohet nga njësiti I hetuesisë.