Vdes në rrethana të dyshimta një grua në Dragash, policia nis hetimet - Gazeta Express
string(68) "vdes-ne-rrethana-te-dyshimta-nje-grua-ne-dragash-policia-nis-hetimet"

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 9:59

Vdes në rrethana të dyshimta një grua në Dragash, policia nis hetimet

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 9:59

Një grua është dërguar pa shenja jete në QMF në Dragash.

Sipas raportit të policisë, viktima është femër kosovare.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

HETIM I VDEKJES

Dragash / 14.07.2025 – NN. Raportohet se në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Dragash është sjellë pa shenja jete viktima femër kosovare, kurse me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.