Drita e kërkon sonte kualifikimin historik në rrethin e dytë kualifikues të Championsit - Gazeta Express
string(87) "drita-e-kerkon-sonte-kualifikimin-historik-ne-rrethin-e-dyte-kualifikues-te-championsit"

Futboll

Gazeta Express

15/07/2025 9:31

Drita e kërkon sonte kualifikimin historik në rrethin e dytë kualifikues të Championsit

Futboll

Gazeta Express

15/07/2025 9:31

Drita do të zbresë në fushën e blertë sonte për të luajtur prapë në Ligën e Kampionëve.

Kampionia e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e kthimit të rrethit të parë kualifikues të Championsit, shkruan “Gazeta Express”.

Gjilanasit e mposhtën ekipin FC Differdange 03 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë javën e kaluar me rezultat 1:0 në ndeshjen e parë falë golit të realizuar nga Arb Manaj.

E tash, trupa e Zekirija Ramadanit do të mundohet ta ruajë këtë avantazh në ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet në stadiumin “Stade Municipal de la Ville”.

Drita në fakt do ta kërkojë kalimin në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve për herë të parë, ndërsa kjo është pjesëmarrja e saj e tretë në kualifikimet e Championsit.

Sa i përket kundërshtarit, kjo është hera e parë që Differdange merr pjesë në fazën kualifikuese të garës më prestigjioze të futbollit evropian, ndërsa në edicionin e kaluar mori pjesë në Ligën e Konferencës.

Ndeshja mes FC Differdange 03 dhe Dritës do të nisë prej orës 20:00.

E sonte do të luajnë edhe ekipet tjera shqiptare.

Kampionia e Shqipërisë, Egnatia do ta vizitojë ekipin Breidablik, në ndeshjen që do të nisë prej orës 21:00.

Ekipi shqiptar e ka një kapital prej një goli, të cilin do të mundohet ta ruajë njëjtë si Drita.

Kurse, skuadra tjetër shqiptare, Shkëndija e Tetovës do t’i bëjë konak skuadrës TNS.

Dueli i parë mes tyre kishte përfunduar baras pa gola, 0:0, ndërsa tash Kuqezinjtë përpara publikut të tyre duan ta sigurojnë kualifikimin tutje. /Gazeta Express