Ky është zytari i arrestuar dje për marrje ryshfeti, u kap në flagrancë nga policia - Gazeta Express
string(82) "ky-eshte-zytari-i-arrestuar-dje-per-marrje-ryshfeti-u-kap-ne-flagrance-nga-policia"

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 7:58

Ky është zytari i arrestuar dje për marrje ryshfeti, u kap në flagrancë nga policia

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 7:58

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar për arrestimin e një zyrtari publik, i cili dyshohet për marrje ryshfeti.

Gazeta Insajderi merr vesh nga burimet e saja se zyrtari i arrestuar është Imer Sllamniku.

Ai është ndaluar për 48 orë.

Sipas njoftimit zyrtar, personi i arrestuar punonte në Qendrën për Regjistrim Civil dhe dyshohet se ka kërkuar dhe pranuar përfitime pasurore në këmbim të një shërbimi zyrtar.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës – Njësinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka arrestuar një zyrtar publik (Qendra e Regjistrimit Civil), nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘Marrje ryshfeti’, sipas nenit 421 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës,” thuhet në njoftimin e Prokurorisë.