Këngëtari i njohur, Blero, ka bërë një postim në Instagram që ka shtuar dyshimet për një lidhje të re.
Edhe pse ai nuk ka dhënë ndonjë konfirmim të drejtpërdrejtë, një fotografi e publikuar së fundmi ka nxitur reagime në rrjet.
Në imazhin e ndarë me ndjekësit, Blero shihet duke vozitur, ndërsa në krah i qëndron dora e një vajze misterioze që i vendos dorën në krah.
Identiteti i saj mbetet i panjohur, por kjo pamje e ka bërë të qartë se këngëtari mund të jetë në një kapitull të ri personal.
Kjo ka ardhur pas raportimeve, përmes së cilave Blero u përfol se ishte parë në shoqërinë e një vajze të re.
Edhe pse nuk është bërë asnjë deklaratë zyrtare, fansat janë duke komentuar gjerësisht dhe spekulojnë për një lidhje të mundshme.