Darka e FIFA për Kupën e Botës në SHBA, Hodaj: Agim Ademi nuk shkoi, e ka të ndaluar hyrjen atje - Gazeta Express
string(93) "darka-e-fifa-per-kupen-e-botes-ne-shba-hodaj-agim-ademi-nuk-shkoi-e-ka-te-ndaluar-hyrjen-atje"

Sport

Gazeta Express

14/07/2025 22:58

Darka e FIFA për Kupën e Botës në SHBA, Hodaj: Agim Ademi nuk shkoi, e ka të ndaluar hyrjen atje

Sport

Gazeta Express

14/07/2025 22:58

Ish-sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Taulant Hodaj, ka dhënë deklaratë befasuesë.

Në një emision në Kanal 10, ish-avokati i FFK-së, duke e komentuar vizitën e presidentes Vjosa Osmani në SHBA, ku u mbajt Kupa e Botës për klube dhe takoi kreun e FIFA-s, Infantinon.

Ai tha se atje do të duhej të ishte edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, por i ka dyert e mbyllura në SHBA, raporton “Gazeta Express”.

“Shumë mirë që presidentja ishte në Amerike (ku takoi edhe presidentin e FIFA-s) por është deshtë me qenë edhe presidenti i FFK-së, por e ka të ndaluar me shku atje (në SHBA). Sun shkon. Nuk mund te shkojë në Amerike për arsye qe i dine Shtetet e Bashkura. Pyetne atë direkt, ju tregon”, deklaroi Hodaj, i cili nuk dha sqarime tjera përkundër interesimit nga studio, duke rekomanduar qe sqarime të kërkohen nga vet Agim Ademi./GazetaExpress/