SC Gjilani njofton se ka arritur marrëveshje me Egnatian për transferimin e futbollistit Redi Kasa me karton të plotë.
Kasa i është bashkuar Gjilanit nga kampioni i Shqipërisë duke mbyllur një tjetër aventurë pas asaj të fitimit të titullit kampion dhe Kupës së Shqipërisë.
23-vjeçari i cili luan në pozitën e sulmuesit të krahut të djathtë ka qenë pjesë e klubeve si NK Olimpija në Slloveni, Septemvri Sofia dhe Tsarsko Selo në Bullgari.
Kasa është produkt i akademisë së gjigantit italian Parma, derisa kishte debutuar me ekipin e parë në vitin 2021./GazetaExpress/