Një konflikt me armë është regjistruar këtë të hënë në zonën e Dobraçit, në Shkodër.
Një i ri ka kërcënuar me armë një tjetër person, ndërsa shkaqet e ngjarjes ende nuk dihen.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur arrestimin e autorit. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.