Përplasje me armë mes druzëve dhe fiseve beduine në Siri: Të paktën 37 të vrarë - Gazeta Express
string(78) "perplasje-me-arme-mes-druzeve-dhe-fiseve-beduine-ne-siri-te-pakten-37-te-vrare"

Lajme

Gazeta Express

14/07/2025 15:50

Përplasje me armë mes druzëve dhe fiseve beduine në Siri: Të paktën 37 të vrarë

Lajme

Gazeta Express

14/07/2025 15:50

Ministria e Brendshme siriane ka njoftuar se të paktën 37 persona janë vrarë gjatë përleshjeve të armatosura mes luftëtarëve druzë dhe fiseve sunite beduine në provincën jugore të Suweidës në Siri.

Sipas mediave të huaja, dhuna ka shpërthyer të dielën në qytetin kryesisht druz të Suweidës, dy ditë pasi një tregtar druz raportohet se ishte rrëmbyer në rrugën për në Damask. Më pas, sipas BBC-së, luftimet kanë nisur në lagjen al-Maqwas, të banuar nga beduinë, e cila ishte rrethur nga luftëtarët druzë.

Ndërkohë, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, 27 nga viktimat janë druzë (përfshirë dy fëmijë) dhe 10 janë beduinë.

Ministria e Brendshme e ka cilësuar situatën “një përshkallëzim të rrezikshëm”, duke paralajmëruar ndërhyrje të drejtpërdrejtë të forcave të sigurisë për të vendosur rendin.

Bëhet e ditur se luftimet kanë vazhduar edhe të hënën, ndërsa kjo është vala më e fundit e përplasjeve sektare në Siri, ku komunitetet minoritare si druzët kanë shprehur shqetësime për mbrojtjen e tyre pas rrëzimit të regjimit të Assadit në dhjetor nga rebelët islamistë.