Golat do të vazhdojë t’i shënojë si më parë.
Kështu shpreson Mirlind Daku, kështu edhe drejtuesit e Rubinit dhe trajneri Rahimov, ndërsa konfirmimi për vazhdimësinë erdhi pa vonesë.
Pas lajmeve për arritjen e akordit për rinovimin e kontratës me klubin e tij, ja ku mbërritën edhe pamjet e para filmike dhe fotot e nënshkrimit.
Klubi I Premier Ligës ruse njoftoi dje se kjo telenovelë përfundoi, dhe se Daku e firmosi marrëveshjen deri në vitin 2029.
Shifra zyrtare për rrogën nuk janë dhënë, dhe asnjëherë nuk jepen, por besohet se ylli I Shqipërisë fiton një shifër rrotull 3 milionë eurove në sezon.
Kjo do të thotë se ai është lojtari I tretë më i paguar i kampionatit rus, e padyshim me pagën më të lartë tek Rubini.
Pritet që Daku të bashkohet me skuadrën në fazë përgatitore, por vështirë të jetë gati për javën e parë të sezonit, që është në program në 20 korrik, me ndeshjen në fushën e Ahmatit të Groznit.
Sulmuesi kosovar i shënoi 15 gola e shërbeu 8 asistë në 26 ndeshje të Premier Ligës edicionin e kaluar, duke qenë më i miri jo vetëm i ekipit të tij, por edhe më i miri në Rusi për kontributin e golave dhe asisteve, ndërsa në total ka 25 rrjeta e 12 asistë në 54 ndeshje, një efikasitet tepër i lartë, përcjell abcnews
Jo më kot, Daku ishte pranë kalimit tek Zeniti, klubi më I shquar I Rusisë, për 10 milionë euro gjithsej, dhe me rrogë rreth 3 milionë euro në sezon.