Enti Shtetëror i Statistikës në Maqedoni të Veriut ka njoftuar se numri i turistëve në maj të vitit 2025 është 130.739, prej të cilëve 22,4 për qind janë turistë vendor, ndërsa 77.6 për qind turistë të huaj.
Sipas njoftimit, gjatë muajit maj janë evidentuar 231.313 fjejte, prej të cilëve 28,8 për qind janë turistë vendor, dhe 71,2 për qind janë turistë të huaj, transmeton albinfo.ch.
Sa i përket periudhes janar – maj 2025, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit paraprak, gjithsej numri i turistëve është rritur për 16,3 për qind ndërsa te turistët vendor është zvogëluar për 1,0 për qind, ndërsa te turistët e huaj ka rritje për 23,6 për qind.
Numri i përgjithshëm i fjetjeve, sërish, është rritur për 12,0 për qind. Te turistët vendor ka rënie për 0,3 për qind, ndërsa te turistët e huaj ka rritje për 18,7 për qind.