Jetonte me gjyshërit - konflikti me babain, shkak i tentativës së 17-vjeçares për t’i dhënë fund jetës në Vlorë - Gazeta Express
string(107) "jetonte-me-gjysherit-konflikti-me-babain-shkak-i-tentatives-se-17-vjecares-per-ti-dhene-fund-jetes-ne-vlore"

Lajme

Gazeta Express

14/07/2025 15:07

Jetonte me gjyshërit – konflikti me babain, shkak i tentativës së 17-vjeçares për t’i dhënë fund jetës në Vlorë

Lajme

Gazeta Express

14/07/2025 15:07

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 17-vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës duke qëlluar veten me plumb.

Shkak për ngjarjen mësohet se janë mosmarrëveshjet me babain e saj. Sipas burimeve, e mitura jetonte me gjyshërit pasi prindërit e saj ishin divorcuar.

Babai i saj raportohet se kishte krijuar një familje të re dhe ka kërkuar ta marrë adoleshenten në fshat, e cila ka refuzuar vendimin e të atit.

Ajo ka qëlluar veten me plumb dhe fillimisht është dërguar në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë për jetën. Më pas 17-vjeçarja është transportuar drejt Traumës.

Babai i adoleshentes mësohet se është shoqëruar nga uniformat blu pas ngjarjes.