Kjo do të jetë java vendimtare për të ardhmen e Ardon Jasharit.
Ylli shqiptar shpreson që të transferohet në Milan gjatë këtyre ditëve, ndonëse klubet nuk po arrijnë të merren vesh për kartonin e tij.
“Rossoneri” janë të gatshëm t’i ofrojnë 32,5 milionë euro plus 5 milionë të tjerë që mund të arrihen nga bonuset, por Club Brugge po i kërkon 40 milionë euro.
Prandaj, gjithçka ka mbetur pezull derisa priten zhvillime të reja në ditët në vazhdim, shkruan “Gazeta Express”.
Përfaqësuesi zviceran i ka refuzuar tashmë tri klube që po e kërkojnë.
Bëhet fjalë për dy klubet e Premierligës, West Ham United e Nottingham Forest, plus Borussia Dortmundin në Gjermani.
22-vjeçari e do veç klubin Kuqezi dhe nuk dëshiron t’ia dijë për oferta të tjera.
Ai ka munguar në stërvitjen e parë të ekipit belg dhe miqësoren me Rakow Czestochova, ndërsa nuk mori pjesë as në festën e fillimit të sezonit që e bëjnë tifozët e Brugget zakonisht.
Po ashtu, mungoi edhe në prezantimin e fanellave të reja për sezonin e ardhshëm.
Mbetet të shihet nëse Milani do ta përmirësojë paksa ofertën apo Club Brugge do të lëshojë pe për ta lëshuar futbollistin më të mirë të vitit në Belgjikë.
Lojtari ka arritur marrëveshje personale me “Rossoneri”, ndërsa tash topi është tek klubet, sidomos tek klubi aktual i lojtarit. /Gazeta Express