Lionel Messi është në formë kulmore në ndeshjet e fundit.
Ylli argjentinas nuk po ndalet së shënuari me ekipin e tij, Inter Miami në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Tetë herë fituesi i Topit të Artë u bë së fundmi futbollisti i parë në ligën MLS që e shënon më shumë se një gol në pesë ndeshje radhazi.
Më saktësisht, ish-futbollisti i Barcelonës dhe i Paris Saint-Germainit i ka realizuar nga dy gola në pesë ndeshjet e fundit në kampionatin amerikan.
Ai është në një formë të hatashme dhe po tregohet i pandalshëm për ekipet kundërshtare.
Më poshtë, përmes një videoje përmbledhëse mund t’i shihni 10 golat e Messit, i cili duket se s’e ka ndërmend të ndalet… /Gazeta Express