Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Njerëz, ka realizuar me sukses planin operativ “Pranvera 2025” gjatë periudhës 2 qershor – 7 korrik 2025, në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta ndërkombëtare të EMPACT, të organizuara nga JAD SEE. Në këto veprime morën pjesë shtete të ndryshme, përfshirë Kosovën, Gjermaninë, Finlandën, Brazilin, Kolumbinë, Tailandën, Greqinë, si dhe organizata si EUROPOL, INTERPOL, FRONTEX dhe EU4FAST.
Gjatë zbatimit të këtij plani janë ndërmarrë një sërë aktivitetesh në terren, përfshirë operacione për identifikimin e fëmijëve në situatë rruge, kontrolle në lokale nate dhe qendra masazhi, si dhe hetime lidhur me veprimtari të paligjshme si prostitucioni dhe trafikimi me njerëz.
Kontrolle dhe masa administrative
Gjatë operacioneve janë inspektuar:
Arrestime dhe raste penale
Në kuadër të operacionit janë iniciuar disa raste penale:
Hetime për trafikim dhe shfrytëzim
Policia ka iniciuar një rast për veprën penale “shfrytëzim i viktimave të trafikimit”, ku janë arrestuar 4 meshkuj kosovarë. Po ashtu, në një rast tjetër, pas zbatimit të masave të veçanta hetimore nga Prokuroria Themelore në Gjilan, është arrestuar një tjetër i dyshuar për “mundësim ose detyrim në prostitucion”. Viktima e këtij rasti, një femër kosovare, është strehuar në qendër për viktimat e dhunës.
Gjatë operacionit janë sekuestruar gjithashtu 7 dokumente të shtetasve të huaj për verifikim të mëtejshëm.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të gjitha personat e hasur në lokale nate dhe qendra masazhi janë intervistuar me qëllim identifikimi të mundshëm si viktima të trafikimit, por asnjë rast nuk është konfirmuar deri më tani. Operacioni “Pranvera 2025” vlerësohet si hap i rëndësishëm drejt parandalimit dhe luftimit të trafikimit me njerëz dhe mbrojtjes së të drejtave të viktimave.