Kanë filluar xhirimet e filmit “20” - Gazeta Express
string(33) "kane-filluar-xhirimet-e-filmit-20"

Arte

Gazeta Express

14/07/2025 14:58

Kanë filluar xhirimet e filmit “20”

Arte

Gazeta Express

14/07/2025 14:58

Qendra Kinematografike e Kosovës ka bërë të ditur se kanë filluar xhirimet e filmit studentor “20”, me skenar dhe regji nga Blin Mani.

Filmi “20” është një nga tre filmat e shkurtër studentorë të subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, në kuadër të konkursit të vitit 2023. Kjo është hera e dytë radhazi që QKK hap thirrjen për subvencionimin e filmave studentorë si pjesë e iniciativës për përkrahjen e krijuesve të rinj. Gjatë këtij viti janë pranuar pesë aplikime në këtë kategori, dhe synimi është që kjo mbështetje të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme.

Filmi ndjek qarkullimin e një kartëmonedhe 20 Euro nëpër qytetin e Prishtinës ku ne jemi dëshmitarë të mënyrës së ndryshme të përceptimit të vlerës së saj nga individ të shtresave të ndryshme shoqërore. Përkundër dallimit të personazheve, secila ndërlidhje e tyre me paratë(20 Euro) ndodhë në mënyrë rastësore dhe na tregon se si ajo është mjet që na ndanë ose na bashkon.

Filmi është prodhim i shtëpisë filmike Tentakula, me producente Zhaneta Xhemajli, dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.