Man Utd paditet nga ish-futbollisti i tij për “neglizhencë mjekësore” - Gazeta Express
string(67) "man-utd-paditet-nga-ish-futbollisti-i-tij-per-neglizhence-mjekesore"

Futboll

Gazeta Express

14/07/2025 14:37

Man Utd paditet nga ish-futbollisti i tij për “neglizhencë mjekësore”

Futboll

Gazeta Express

14/07/2025 14:37

Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit, Axel Taunzebe po ankohet se gjiganti anglez i ka bërë “neglizhencë” sa u përket këshillave mjekësore gjatë kohës kur ishte i lënduar në “Old Trafford”.

Ai ishte larguar nga “Old Trafford” kur i kishte skaduar kontrata në fund të sezonit 2022/23, ndërsa tash ka bërë në “High Court”, raporton mediumi britanik “Telegraph”, përcjell “Gazeta Express”.

Është e paqartë se për çka bëhet fjalë, por “Sky Sports” raporton se 27-vjeçari e ka paraqitur padinë më 9 korrik për neglizhencë klinike e lidhur me “këshillat mjekësore” që ia kishte dhënë stafi mjekësor i klubit.

Futbollistin nuk e lanë rehat lëndimet në kohën sa ishte në Manchester, ndërsa nuk ishte asnjëherë në gjendje për të luajtur në vazhdimësi me ekipin e parë.

Tuanzebe i ishte bashkuar klubit në moshën 8 vjeçare dhe ishte rritur atje tek grupmoshat.

Ai e kishte bërë debutimin senior në janar të vitit 2017, por në gjashtë vjetët e gjysmë pasues ai i ka zhvilluar vetëm 37 ndeshje.

Problemi i parë i madh i mbrojtësit erdhi kur ai e pësoi një dëmtim në ije gjatë ngrohjes përpara një ndeshjeje me Liverpoolin në Premierligë në tetor të vitit 2019.

Ai mbeti pa luajtur në pjesën tjetër të sezonit pasi u lëndua vetvetiu në fitoren në Carabao Cup kundër Colchester United dy muaj më vonë.

Ai e pati një tjetër periudhë të gjatë jashtë fushave të blerta në fillim të sezonit 2022/23 dhe nuk u kthye në stërvitje deri në Vitin e Ri.

Tuanzebe më në fund e shijoi një seri të gjatë ndeshjesh kur iu bashkua Ipswich Town, duke i zhvilluar më shumë se 40 ndeshje pasi ia siguroi vetes një pozitë të sigurt si mbrojtësi i djathtë standard i ekipit të parë.

Man Utd, i cili ia kishte dhënë një lamtumirë pozitive lojtarit, është informuar për padinë, por ende nuk ka dalë me një deklaratë. /Gazeta Express