Ekspozita “Një hekurudhë për të ndryshuar historinë – Karl Gega dhe Trashëgimia Industriale” - Gazeta Express
string(88) "ekspozita-nje-hekurudhe-per-te-ndryshuar-historine-karl-gega-dhe-trashegimia-industriale"

Arte

Gazeta Express

14/07/2025 14:27

Ekspozita “Një hekurudhë për të ndryshuar historinë – Karl Gega dhe Trashëgimia Industriale”

Arte

Gazeta Express

14/07/2025 14:27

Më 15 korrik Kolegji UBT mbanë hapjen zyrtare të ekspozitës “Një hekurudhë për të ndryshuar historinë – Karl Gega dhe Trashëgimia Industriale”, e cila do të mbahet nga ora 17:00, në Kampusin Inovativ në Lipjan.

Ekspozita i kushtohet figurës së Karl Gega-s, një prej inxhinierëve më vizionarë të shekullit XIX, duke reflektuar mbi trashëgiminë teknike dhe kulturore që ai la pas. Nëpërmjet ndërthurjes së arteve pamore, arkitekturës, dizajnit dhe historisë industriale, ngjarja synon të krijojë një hapësirë të hapur dialogu dhe frymëzimi për të gjithë krijuesit bashkëkohorë.

Ngjarja përfshin gjithashtu një konferencë hyrëse me fillim nga ora 14:00, në të cilën do të trajtohen tema të lidhura me rolin e artit dhe dizajnit në interpretimin e trashëgimisë industriale.