Tre vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në Drenovë të Mallakastrës.
Ndërsa shërbimet zjarrfikëse janë duke u përpjekur të mbajnë nën kontroll flakët deri në mbërritjen e helikopterit, flakët janë shtrirë në një sipërfaqe të gjerë të favorizuara edhe nga era e fortë.
Zjarri vijon të jetë aktiv që nga orët e para të mëngjesit të sotëm pas riaktivizimit.
Flakët aktualisht po përhapen në masivin pyjor me pisha, ndërsa në orët e paradites u dogjën edhe ullishte. A2cnn