Lamine Yamal e festoi dje ditëlindjen e 18-të përmes një feste të çmendur e të shfrenuar dhe krejtësisht private.
Një modele spanjolle, e quajtur Claudia Calvo, ka zbuluar detaje nga ftesa që e ka marrë për të marrë pjesë në këtë festë, shkruajnë mediat spanjolle, përcjell “Gazeta Express”.
Sipas saj, kusht kanë qenë përmasat specifike të gjoksit, ndërsa edhe telefonat ishin të ndaluar për t’i mbajtur afër.
“Më ftuan të merrja pjesë në festën e ditëlindjes së Lamine Yamal. Ofronin mes 10 mijë dhe 20 mijë euro për të shkuar, por nuk e di çfarë prisnin nga ne. Po kërkonin gra bionde me përmasa shumë specifike të gjoksit. Nuk lejonin t’i merrnim telefonat me vete”, deklaroi modelja spanjolle. /Gazeta Express