Futbollisti i Chelseat, Tyrick George është bërë viral për veprimin e tij të pazakontë.
Gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljeve për kampionin e ri të botës pas finales së Botërorit të Klubeve, futbollisti i “Blues” nuk ia zgjati dorën presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, shkruan “Gazeta Express”.
Trump’s face when Tyrique George snubbed him of a handshake 🤣 pic.twitter.com/mnzpLXXFKQ
— Wu Tang is for the Children (@WUTangKids) July 13, 2025
Kjo video e bëri xhiron e botës në internet, ndërsa George nuk e përshëndet e madje as nuk e shikon fare presidentin amerikan, ndryshe nga shokët e tjerë të ekipit, të cilët u ndalën për ta përshëndetur Trumpin, i cili njëherësh i ndante medaljet.
Trump mbeti i habitur me veprimin e George, për të cilin besohet se këtë veprim e bëri aksidentalisht, pa ndonjë qëllim të caktuar.
Pra, ky rast nuk ka motive politike apo të ndonjë natyre tjetër, por që ngjalli reagime dhe dyshime të mëdha në publik. /Gazeta Express