Drejtues të niveleve të larta si dhe administratorë të njësive vendore në bashkinë e Elbasanit kanë paraqitur dorëheqjen e tyre nga detyra.
Këto largime vijnë pas ultimatumeve dhe kërkesave të kryeministrit Edi Rama, i cili tre ditë më parë në takimin me kryebashkiakët në Durrës, tha se deri sot duhet të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative në të gjithë Republikën e Shqipërisë.
Rama tha se atyre duhet t’u rijepet mudësia, por duke iu dhënë mundësia dhe të tjerëve që të tregojnë se mund të jenë më të zotë se ata. Sipas tij, votat që PS mori në zgjedhjet e 11 majit anë rritur diferencën midis të qenurit anëtarë partie dhe të dashurit këtë parti në krye.