Zvicër: Parashikohet rritje e pagave për vitin 2025 - Gazeta Express
string(50) "zvicer-parashikohet-rritje-e-pagave-per-vitin-2025"

Lajme

Gazeta Express

14/07/2025 12:33

Zvicër: Parashikohet rritje e pagave për vitin 2025

Lajme

Gazeta Express

14/07/2025 12:33

Pas një periudhe të gjatë me inflacion të lartë dhe rënie të fuqisë blerëse, punonjësit në Zvicër pritet të përjetojnë një rritje reale të pagave prej mesatarisht 0.7% në vitin 2025, sipas anketës vjetore të kryer nga UBS me pjesëmarrjen e afro 350 kompanive, shkruan The Local, transmeton albinfo.

Kjo rritje konsiderohet një kompensim pothuajse i plotë për humbjet e fuqisë blerëse të regjistruara që nga viti 2022, duke sjellë një ndikim pozitiv jo vetëm për individët, por edhe për ekonominë në tërësi, falë konsumit të shtuar.

Sipas raportit, sektori i IT-së dhe telekomunikacionit, bashkë me industrinë e energjisë, furnizimit dhe menaxhimit të mbeturinave, prijnë me rritjen më të lartë të pagave, duke shënuar një mesatare prej 2%. Në këtë grup përfituesish renditen edhe punonjësit e industrive kimike dhe farmaceutike, ku rritja parashikohet të jetë rreth 1.7%, mbi mesataren kombëtare