ASH e udhëhequr nga Ziadin Sela theksoi se “Qeveria monoetnike në Republikën e Maqedonisë së Veriut po ndjek një strategji të qëllimshme, sistematike dhe të vazhdueshme për të margjinalizuar shqiptarët, për të zhdukur gjurmët e identitetit tonë kombëtar dhe për të eliminuar përdorimin zyrtar të Gjuhës Shqipe nga institucionet shtetërore dhe hapësirat publike.”
“Mosrespektimi i gjuhës shqipe nuk është më thjesht neglizhencë – është një politikë shtetërore diskriminuese, që vjen si pasojë e mungesës totale të vullnetit politik për barazi reale dhe respekt të ndërsjellë. Këto veprime janë sulm i drejtpërdrejtë ndaj një prej shtyllave themelore të identitetit shqiptar – gjuhës sonë – dhe nuk mund të kalojnë pa reagim.
Të heqësh shqipen nga tabelat, dokumentet zyrtare dhe komunikimi publik, në një shtet që pretendon se respekton Kushtetutën dhe marrëveshjet ndërkombëtare, do të thotë të mohosh bashkëjetesën, të fyesh një komunitet të tërë dhe të nxisësh ndasi etnike me pasoja afatgjata për stabilitetin dhe kohezionin shoqëror.
I bëjmë thirrje organeve kompetente, Avokatit të Popullit, institucioneve ndërkombëtare, por mbi të gjitha popullit shqiptar që të mos heshtin para këtij diskriminimi të ulët dhe të organizuar. Shqipja nuk është gjuhë e huaj në këtë vend – është gjuhë e popullit autokton”, reagon ASH-ja e Ziadin Selës.
tag_katrorimaqedoni_2