Aksionet, PL: Cirk televiziv, prishje selektive të objekteve - Gazeta Express
string(57) "aksionet-pl-cirk-televiziv-prishje-selektive-te-objekteve"

Shqiperi

Gazeta Express

14/07/2025 12:10

Aksionet, PL: Cirk televiziv, prishje selektive të objekteve

Shqiperi

Gazeta Express

14/07/2025 12:10

Propagandë e quan Partia e Lirisë, aksionin e qeverisë për lirimin e hapësirave publike.

Sipas zëdhënëses së Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli, po bëhen prishje selektive të objekteve.

Ajo e konsideron teatër politik aksionin e shembjeve, që sipas saj, synon të largojë vëmendjen nga problemet reale.

“Kullat shumëkatëshe të ndërtuara pa kriter në mes të kryeqytetit nuk shihen, ndërkohë shkatërrohet mundi dhe djersa e banorëve të një fshati të tërë si Thethi.

Kjo nuk është reformë, por frikë nga populli, nga drejtësia dhe nga rënia totale e kredibilitetit të një regjimi që ka ndërtuar për 12 vite një sistem kriminal, korruptiv dhe klientelist, ku pushteti shërben vetëm për pasurimin e një grushti oligarkësh.

Cirk televiziv me prishje të zgjedhura dhe shkarkime të komanduar politikisht.

Partia e Lirisë i bën thirrje qytetarëve që të mos mashtrohen nga ky teatër politik që synon të zhvendosë vëmendjen nga krizat e vërteta që kanë pllakosur vendin”, deklaroi zëdhënësja e Partisë së Lirisë.