Ambasada amerikane del me njoftim për vizitën e zyrtarit të DASH'it, i quan konstruktive takimet me akterët politikë - Gazeta Express
string(114) "ambasada-amerikane-del-me-njoftim-per-viziten-e-zyrtarit-te-dashit-i-quan-konstruktive-takimet-me-akteret-politike"

Lajme

Gazeta Express

14/07/2025 12:02

Ambasada amerikane del me njoftim për vizitën e zyrtarit të DASH’it, i quan konstruktive takimet me akterët politikë

Lajme

Gazeta Express

14/07/2025 12:02

Ambasada e SHBA’së në Kosovë ka publikuar fotografi të vizitës së zyrtarit të DASH’it Brendan Hanrahan në Kosovë.

Në njoftim thuhet se vizita e Hanrahan ka përfshirë takime konstruktive me zyrtarë qeveritarë, udhëheqës të opozitës e bizneset.

“Ishte kënaqësi të pres zyrtarin e lartë të Byrosë Brendan Hanrahan në Kosovë fundjavën e kaluar. Vizita e tij përfshiu takime konstruktive me zyrtarë qeveritarë, udhëheqës të opozitës dhe komunitetin e biznesit, si dhe vizita në Camp Film City dhe Camp Nothing Hill, për të çuar përpara përpjekjet amerikane drejt stabilitetit dhe prosperitetit ekonomik. Ai gjithashtu gjeti kohë për të bërë një turne në vendin e bukur dhe historik të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Manastirin e Graçanicës. Shijoni disa foto nga vizita”, thuhet në njoftimin e ambasadës.