Franca feston Ditën e Bastijës, Macron shpall rritje rekord të shpenzimeve për ushtrinë - Gazeta Express
string(86) "franca-feston-diten-e-bastijes-macron-shpall-rritje-rekord-te-shpenzimeve-per-ushtrine"

Lajme

Gazeta Express

14/07/2025 11:53

Franca feston Ditën e Bastijës, Macron shpall rritje rekord të shpenzimeve për ushtrinë

Lajme

Gazeta Express

14/07/2025 11:53

Franca po shënon sot Ditën e Bastijës, me një paradë madhështore ushtarake në Paris, ndërsa presidenti Emmanuel Macron ka njoftuar një rritje të ndjeshme të buxhetit të mbrojtjes përballë kërcënimeve të reja ndaj në Europë.

Sipas France 24, më shumë se 5,600 trupa marshuan në Champs-Elysees, të shoqëruar nga mbi 240 automjete ushtarake dhe rreth 100 avionë e helikopterë, në një shfaqje të fuqisë dhe krenarisë kombëtare.

Dijmë se festa tradicionale që përkujton rrëzimin e Bastijës më 1789, simbol i Revolucionit Francez, këtë vit duket se ka marrë një ton më serioz dhe ushtarak.

Ndërkohë, në një fjalim drejtuar ushtrisë, Macron ka paralajmëruar se “liria në Europë po përballet me kërcënimin më të madh që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore”, duke e akuzuar Rusinë për politika imperialiste dhe agresion të hapur.

Tutje raportohet se presidenti francez ka zbuluar planet për të shtuar 6.5 miliardë euro në shpenzimet ushtarake gjatë dy viteve të ardhshme – 3.5 miliardë në 2026 dhe 3 miliardë të tjera në 2027. Ai ka përsëritur parimin se: “Nëse do të të kenë frikë, duhet të jesh i fuqishëm”.

Presidenti poashtu ka theksuar nevojën për të ruajtur sovranitetin dhe lirinë kombëtare në një botë gjithnjë e më të paqëndrueshme:

“Përballë këtyre rreziqeve, Franca duhet të mbetet e lirë dhe zonjë e fatit të saj,” ka thënë Macron.