Paris Saint-Germaini po dukej një skuadër dominuese në botën e futbollit.
Pas fitores së madhe në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Interit me rezultat 5:0 dhe pas fitores tjetër të thellë kundër Real Madridit 4:0 në Botërorin e Klubeve, po mendohej se parisienët s’ka kush që i mund, shkruan “Gazeta Express”.
Mirëpo, atyre iu hasi sharra në gozhdë mbrëmë duke u mposhtur nga Chelsea me rezultat po ashtu të thellë, 0:3 në finale të Botërorit të Klubeve.
E trajneri Luis Enrique, i cili ishte protagonist i një sherri që ndodhi pas lojës, e ka analizuar humbjen nga “Blues”.
“E nisëm lojën mirë, por presioni i Chelseat na vuri në vështirësi. Ndonjëherë futbolli është e vështirë të shpjegohet”, deklaroi trajneri spanjoll në konferencë për shtyp pas ndeshjes.
Ish-selektori i Spanjës dhe ish-trajneri i Barcelonës me këto fjalë u mundua ta zbusë klimën pas një humbjeje të rëndë, në një finale së cilës më shumë iu kushtua vëmendja për atë se çka ndodhi pas lojës sesa në fushën e blertë. /Gazeta Express